Borussia Dortmund ka identifikuar tashmë sulmuesin anësor të PSV, Donyell Malen si një objektiv të rëndësishëm në merkato, raporton The Mirror.
BVB po e shikojnë 22 vjeçarin si një zëvëndësues të denjë të Jadon Sanchos i cili pritet që këtë verë të transferohet tek Manchester United.
Males impresionoi me paraqitjet e tij sezonin e kaluar tek skuadra e PSV, duke shënuar 19 gola dhe duke asistuar 8 herë në 32 paraqitje në Eredivisie.