Arsenal në ndjekje të Renato Sanches!

Topçinjtë të interesuar për të siguruar shërbimet e yllit të Lille.

Arsenal ka filluar të interesohet për mundësitë që kanë për të transferuar yllin e kampionëve të Francës  Lille, Renato Sanches, raporton 90min.

Londinezët i kanë kërkuar francezëve që ti mbajnë në dijeni në qoftë se dëshirojnë ta shesin 23 vjeçarin gjatë këtij afati kalimtar.

Sanches mund të jetë pjesë e skuadrës së Mikel Artetas për sezonin e ardhshëm pasi përforcimet në mesfushë janë një prioritet për londinezët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here