Shkëmbim spektakolar: Arthur tek PSG, ylli i parisienëve tek Biankonerët!

E ardhmja e Arthur Melos duket se do të jetë shumë larg Juventusit, kërkesë kjo edhe e vetë futbollistit.

Pas një sezoni jo shumë të mirë me skuadrën e Juventusit, Arthur Melo tashmë është në pritje për të kuptuar nëse do të jetë në planet e Massimiliano Allegrit ose në të kundërt do të largohet.

Corriere dello Sport raporton që Paris Saint Germain është skuadra më e interesuar për të dhe po planifikohet një shkëmbim mes dy palëve.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë holandez, Mitchel Bakker i cili pritet të kalojë në rradhët e Juventusit.

Talenti i lindur në vitin 2000 do të ishte zëvëndësuesi ideal i Alex Sandros, i cili pritet të largohet nga Juventus këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here