Jo vetëm Hakimi: Leonardo transferon yllin tjetër të Serie A!

Pas blerjes së suksesshme të Achraf Hakimit nga Interi, tashmë Paris Saint Germain po bën gati sulmin e re në merkato.

Leonardo i ka të qarta synimet e tij dhe tashmë oferta për blerjen e ardhshme është bërë gati.

Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës së Lazios, Joaquin Correa, raporton Il Messaggero.

Ky emër pëlqehet shumë edhe nga trajneri Pochettino dhe ditëve të ardhshme një ofertë zyrtare mund të vijë në drejtim të skuadrës nga kryeqyteti.

PSG është e gatshme të ofrojë shërbimet e Rafinhas plus një shifër prej 35 deri 40 milionë euro, që pritet të jetë e mjaftueshme për Biankocelestët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here