Po shkëlqen në Europian: Granit Xhaka në Serie A, por jo te Roma!

Lajm bombastik nga Italia, Granit Xhaka në Serie A, por jo te Roma.

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka po shkëlqen me përaqësuesen e Zvicrës në Europian.

Xhaka bëri një paraqitje mbreslënëse mbrëmë ndaj Francës duke ndihmuar kështu Helvetikët të eleminojnë Gjelat nga Europiani.

Me emërimin e Mourinhos si trajner i Romës, Xhaka është lidhur me një transferim në Olimpico dhe madje është raportuar se ka arritur marrëveshje me Giallorosët.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit nga Calcio Mercato, në garë për Xhakën është përfshirë edhe Juventus.

Roma ka dërguar një ofertë prej 12 milionë eurove dhe 3 milionë euro në formë të bonuseve, ofertë të cilën Arsenali e ka refuzuar.

Biankonerët synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi dhe kanë gati ofertën prej 20 milionë eurove për t’ia rrëmbyer Xhakën para Romës.

Bisedimet kanë filluar dhe sipas të gjitha gjasave Xhaka do ta vesh fanellën e Zonjës së Vjetër.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here