Nuk kalon shumë kohë: Inzaghi gjen pasuesin e Hakimit!

Simone Inzaghit nuk ju deshën shumë kohë për të gjetur emrin ideal për të zënë vendin e Achraf Hakimit, i cili u largua në drejtim të Paris Saint Germain.

Merkatoja e Interit tashmë është ndikuar nga Hakimi pasi prioritet i skuadrës është gjetja e një tjetër mbrojtësi të djathtë me aftësitë që kishte marokeni në sulm.

Emri i sugjeruar nga tekniku italian është ai i Hector Bellerin të Arsenal.

Ky emër nuk është i panjohur për Neroazzurët pasi edhe verën e kaluar së bashku me Barcelonën ishin në garë për të por nuk arritën ta transferonin.

Kjo verë duket vendimtare duke marrë parasysh edhe dëshirën e spanjollit për një aventurë të re dhe heqjes dorë të Barcelonës për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here