Duket se probleme serioze kanë filluar në kampin e skuadrës së Juventusit.
Kjo për faktin që pakënaqësitë e disa futbollistëve që kishin gjatë sezonit mund të rezultojnë me largime gjatë kësaj vere.
Emri i parë tashmë që ka kërkuar zyrtarisht largimin është ai i Merih Demiral.
Qendërmbrojtësi turk nuk është aspak i kënaqur me minutat që pati sezonin e kaluar dhe tashmë po kërkon një skuadër të re për të vazhduar karierën.
Zonja e Vjetër do të heqë dorë nga shërbimet e tij vetëm nëse vjen një ofertë me vlerë afro 40 milionë euro.