Probleme tek Juventus: Ylli i Biankonerëve kërkon zyrtarisht largimin!

Duket se probleme serioze kanë filluar në kampin e skuadrës së Juventusit.

Kjo për faktin që pakënaqësitë e disa futbollistëve që kishin gjatë sezonit mund të rezultojnë me largime gjatë kësaj vere.

Emri i parë tashmë që ka kërkuar zyrtarisht largimin është ai i Merih Demiral.

Qendërmbrojtësi turk nuk është aspak i kënaqur me minutat që pati sezonin e kaluar dhe tashmë po kërkon një skuadër të re për të vazhduar karierën.

Zonja e Vjetër do të heqë dorë nga shërbimet e tij vetëm nëse vjen një ofertë me vlerë afro 40 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here