Skuadër yjesh: Coutinho dhe James së bashku në Serie A prej sezonit të ardhshëm!

James Rodriguez dhe Philippe Coutinho janë dy emra që po kërkojnë të largohen nga skuadrat e tyre respektive, Everton dhe Barcelona.

Duket se kjo verë ka përgatitur një surprizë të bukur për dyshen nga Amerika e Jugut.

Kjo për faktin që siç raporton Tuttosport, skuadrës së Milanit i është ofruar mundësia për të firmosur me dyshen.

Everton po bëhet gati ta lërë kolumbianin të largohet vetëm për 10 milionë euro ndërkohë që Barcelona do të humbasë shumë nga shitja e tij duke marrë parasysh faktin që e transferoi atë për një shifër prej 120 milionë funtash.

Rossonerët tashmë janë duke bërë gati ofertat për të dy futbollistët që mund të transferohen në San Siro gjatë javëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here