Inter nuk e ka ndërmend të heqë sytë nga Milan dhe tashmë një tjetër transferim surprizë po planifikohet pas atij të Hakan Calhanoglus.
Tashmë bëhet fjalë për një tjetër futbollist të rëndësishëm të Rossonerëve i cili gjithashtu i përket repartit të mesfushës.
Franck Kessie është emri i rradhës që ka përfunduar në radarët e skuadrës zikaltër.
Tuttosport raporton që ish futbollisti i Atalantas është në bisedime me Milanin për të rinovuar kontratën mirëpo deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Agjenti i futbollistit ka kërkuar një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon ndërkohë që Milan është e gatshme ti ofrojë 3.8 milionë ndërkohë që aktualisht merr 2.2 milionë.
Kjo situatë duket ideale për Neroazzurët të cilët po tentojnë të ndërhyjnë në mes pikërisht siç vepruan me Calhanoglun.