Roma duhet të paguajë 13 milionë për Rui Patricio!

Romës i është bërë e ditur nga skuadra e Wolves se në qoftë se dëshiron të sigurojë shërbimet e portierit të tyre Rui Patricio, atëherë duhet që të paguajnë një shifër prej 13 milionë eurosh.

Trajneri i ri i Giallorossëve, Jose Mourinho raportohet që po kërkon me çdo kusht transferimin e portugezit në Olimpico.

Ndërkohë skuadra angleze është shprehur e gatshme për ta shitur atë për shkak se ai ka vetëm edhe një vit kontratë dhe nuk ka në plan rinovimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here