E bujshme: Sergi Roberto transferohet në Serie A

Sergi Roberto te gjiganti italian!

Futbollisti i Barcelonës, Sergi Roberto, pritet të largohet nga Camp Nou gjatë kësaj vere.

29-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Koeman për sezonin e ardhshëm dhe Barcelona ka vendosur ta nxjerr në shitje.

Roberto ka kontratë me Blaugranët deri në vitin 2022, ndrësa Barcelona i ka vendosur një çmim prej 25 milionë eurove, mirëpo asnjë klub nuk ka shfaqur interesim.

Blaugranët janë të gatshëm të ulin kërkesat e tyre dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi.

Mundo Deportivo, raporton se Neroaxurët e kanë piketuar Roberton si zëvendësuesin ideal të Hakimit.

Neroaxurët janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro për kartonin e Robertos, ndërsa Barcelona sipas të gjitha gjasave do ta pranojë atë, shkruan Mundo Deportivo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here