Lëvizje shokuese: Patrick Schick tek gjiganti i Serie A!

Është forma e jashtëzakonshme që Patrick Schick po kalon në EURO 2020 me Çekinë që ka rritur ndjeshëm interesimin për shërbimet e tij.

Sulmuesi i Bayer Leverkusen pas përfundimit të europianit me shumë mundësi do të ndërrojë edhe klubin e tij.

25 vjeçari pritet që të rikthehet përsëri në Serie A mirëpo kësaj rradhe Roma nuk është e interesuar për të.

Bëhet fjalë për Milanin e cila ka muaj që po kërkon një emër të ri për sulmin e saj për të zënë vendin e Zlatan Ibrahimovic.

Sport Mediaset raporton që tashmë bisedimet mes palëve kanë filluar dhe një marrëveshje mund të arrihet gjatë javëve të ardhshme.

Gjermanët kanë kërkuar 40 milionë euro për shërbimet e tij dhe Milan pritet të mbledhë këtë shumë nga disa futbollistë që pritet ti shesë këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here