Zappacosta rikthehet në Itali!

Davide Zappacosta po kalon një formë të shkëlqyer me kombëtaren italiane në EURO 2020 dhe kjo pritet të ndikojë që ai të rikthehet përsëri në Serie A por kësaj rradhe tek një nga skuadra më të mëdha në gadishullin Apenin.

Ish futbollisti i Genoas tani po vëzhgohet me shumë kujdes nga Interi e cila mund të heqë dorë nga transferimi i Hector Bellerin dhe në vend të tij të marrë italianin.

Me një kontratë që i skadon në verën e ardhshme, kjo është mundësia e artë e Beppe Marottas për ta bërë për vete mbrojtësin italian.

Nga ana tjetër një marrëveshje për transferimin e tij mund të arrihet shumë më lirë sesa që pritet të ndodhë për transferimin e Bellerin nga Arsenal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here