Arrihet marrëveshja: Denzel Dumfries tek gjiganti i Serie A!

Në Holandë të gjithë janë shumë të sigurt, Denzel Dumfries ditëve të ardhshme do të niset drejt Italisë.

Paraqitjet e tij të mira edhe me Holandën e bën interesimin për të të paevitueshëm dhe tashmë një marrëveshje është shumë pranë për tu nënshkruar.

Bëhet fjalë pikërisht për skuadrën e Interit e cila tek ai po sheh zëvëndësuesin për Achraf Hakimin i cili u largua në drejtim të Paris Saint Germain.

25 vjeçari i PSV Eindhoven pritet që ti kushtojë Neroazzurëve hiç më pak se 15 milionë euro por skuadra e Zhang do e paguajë një shifër të tillë për shkak se edhe Milan ka shfaqur interesim për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here