Atletico huazon Vitolon tek Getafe!

Atletico Madrid i ka bërë një dhuratë të bukur skuadrës tjetër nga qyteti i Madridit, Getafe.

Getafe tashmë edhe në mënyrë zyrtare ka konfirmuar që ka arritur marrëveshjen për huazimin e Vitolos nga skuadra e Atletico Madrid.

31 vjeçari tashmë ka mbetur vetëm të kryejë testet mjekësore për të filluar aventurën e re në kryeqytetin spanjoll.

Ende nuk dihet nëse në këtë marrëveshje ka ndonjë klauzolë për blerjen e kartonit të tij gjatë verës së ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here