Klubi para parasë: Ylli i Milanit ul pagën për të mbetur tek Rossonerët!

Largimet e Gianluigi Donnarummas tek PSG dhe Hakan Calhanoglu padyshim që kanë shokuar fansat e Milanit.

Mirëpo një tjetër futbollist i Rossonerëve ka bërë që ti rikthejë buzëqeshjen kuqezinjëve ku ka treguar besnikërinë e tij ndaj skuadrës.

Bëhet fjalë për Sandro Tonalin i cili ka shprehur gatishmërinë e tij për të ulur pagën në mënyrë që të nënshkruajë një kontratë të re në San Siro.

Milan do të paguajë edhe 15 milionë euro në drejtim të Brescias pasi pagoi 10 milionë kur e mori në huazim atë nga Brescia.

21 vjeçari ka bërë të ditur që ka pranuar uljen e pagës në mënyrë që të mos largohet nga skuadra e tij e zemrës.

Tonali sezonin e fundit luajti për Milanin në plot 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet me skuadrën e Piolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here