E bujshme: Benjamin Mendy te gjiganti italian

Benjamin Mendy transferohet në Serie A.

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy mund të transferohet në Itali gjatë kësaj vere, pasiqë nuk po gjen hapsira në skuadrën e Guardiolës.

Francezi ka luajtur 20 ndeshje me Qytetarët në sezonin e fundit, ka realizuar 2 gola dhe ka bërë 2 asistime.

Mendy ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është 20 milionë euro.

Sipas portalit italian Calcio Mercato, Inter synon transferimin e Mendy gjatë kësaj vere.

Neroaxurët janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë dhe Mendy është emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Marottas.

Për shkak të krizës financiare Neroaxurët do të tentojnë huazimin e Mendy me opsion blerjeje, ndërsa te City nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here