Po shkëlqen në Europian: Lorenzo Insigne bën transferimin e karrierës

Lorenzo Insigne pranë transferimit më të madh në karrierën e tij!

Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne po shkëlqen në Europian me përfaqësuesen e Italisë.

30-vjeçari ka realizuar dy gola në këtë Europian, duke ndihmuar kështu Axurët të kualifikohen një gjysëmfinale.

Insignes i skadon kontrata me Napolin vitin e ardhshëm dhe italiani është i gatshëm për sfida të reja në karrierën e tij.

Portali spanjoll Don Balon, raporton se Barcelona synon transferimin e Insignes gjatë kësaj vere, pasiqë Ronald Koeman e dëshiron me çdo kusht italianin në skuadër.

Për të siguruar shërbimet e Insignes Barcelona do të duhet të ofrojë 20 milionë euro, ndërsa në operacion mund të përfshihet edhe Miralem Pjanic.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Insigne sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Camp Nou gjatë kësaj vere.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here