Merret vendimi: Barcelona i ofron yllin e saj Milanit!

Një vendim që nuk pritej aspak është marrë nga drejtuesit e skuadrës katalanase.

Tashmë nuk është vetëm Miralem Pjanic që pritet të largohet nga Barcelona në drejtim të Serie A.

Një tjetër emër i madh i skuadrës katalanase do të marrë të njëjtën rrugë si boshnjaku.

Bëhet fjalë për Samuel Umtitin të cilin Barcelona ja ka ofruar skuadrës së Milanit e cila mund ta transferojë me parametra 0 këtë verë.

La Repubblica raporton që katalanasit kërkojnë të heqin dorë nga shërbimet e tij për shkak të pagës së lartë dhe i kanë ofruar Rossonerëve mundësinë për transferimin e tij.

Për Piolin mbrojtësi francez mund të jetë një emër shumë i rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here