Manchester City dhe PSG në pritje të Messit!

Manchester City dhe Paris Saint Germain janë në pritje për ndonjë mundësi transferimi për Lionel Messin i cili akoma nuk ka rinovuar me skuadrën e Barcelonës, raporton Mundo Deportivo.

Argjentinasi ka arritur një marrëveshje 2 vjeçare me katalansit mirëpo problemi qëndron që Barcelona tashmë duhet të ulë ndjeshëm kostot e pagave për të nënshkruar kontrata të reja.

Kjo po i jep shumë shpresë të dy gjigantëve të Europës të cilat po shpresojnë shumë për të siguruar shërbimet e argjentinasit, gjë që do ishte një surprizë e madhe këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here