Chiellini do qëndrojë tek Juve shkaku i Allegrit!

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ka vendosur që të rinovojë përsëri kontratën me skuadrën e Juventusit edhe pse më herët pati deklaruar që do të largohej këtë verë.

36 vjeçari ka marrë një vendim të tillë pas ardhjes në skuadër të Massimiliano Allegrit që do drejtojë Zonjën e Vjetër në sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të mediave, ai para ardhjes së teknikut italian kishte vendosur për tu transferuar në MLS ndërkohë që tani situata ka ndryshuar dhe ai do qëndrojë edhe për një sezon tjetër në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here