Dusan Tadic në Serie A!

Sulmuesi i Ajax po kalon javët e fundit të aventurës së tij me skuadrën holandeze të Ajax.

Kjo për faktin që vetë sulmuesi serb ka kërkuar të largohet nga Eredivisie për shkak të interesimit të madh për të nga një skuadër e madhe italiane.

Bëhet fjalë për Milanin e cila tek ai po sheh emrin e duhur që mund të pasojë Zlatan Ibrahimovic i cili në San Siro do të qëndrojë vetëm edhe për një sezon tjetër.

Rossonerët tashmë kanë bërë ofertën e tyre në drejtim të Ajax, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe drejtori Marc Overmars i cili deri më tani instistonte që ai nuk do shitej.

Tadic më herët pati deklaruar që Ajax është skuadra e tij e ëndrrave por tashmë gjërat duket se kanë marrë një kahje tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here