Dusan Vlahovic lë Fiorentinën!

Dusan Vlahovic muajve të fundit është njëri ndër emrat më të kërkuar në Itali.

Por siç po rrjedhin gjërat duket se sulmuesi serb do të mbetet një dëshirë e parealizuar për Juventusin e Milanin të cilat dëshirojnë shërbimet e tij.

Kjo për faktin që Sevilla tashmë ka hyrë në garë për të dhe andaluzianët nuk duket të kenë shumë problem aspektin financiar.

Pikërisht kjo është ajo që i intereson presidentit Rocco Commisso i cili ka kërkuar 60 milionë euro për shërbimet e tij.

AS me anë të një raporti ka bërë të ditur që skuadra spanjolle mbetet favoritja për një goditje të tillë pasi Juventus dhe Milan nuk janë të gatshme të shpenzojnë shumë të mëdha parash për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here