Skuadra franceze e Paris Saint Germain mbetet akoma shumë optimiste për transferimin e Lionel Messit këtë verë pasi kontrata e tij tashmë ka skaduar me Barcelonën.
Disa skuadra të mëdha europiane janë në garë për argjentinasin mirëpo më favoritja padyshim që mbetet Paris Saint Germain.
Raportet e mediave tregojnë që skuadra nga Parisi është e gatshme të heqë dorë edhe nga Kylian Mbappe vetëm që ta sjellë në Parc des Prince 6 herë fituesin e Topit të Artë.
Sulmuesi francez nga ana tjetër ka bërë të ditur që nuk do të rinovojë kontratën e tij me PSG që skadon në vitin 2022.