Guardiola: Manchester City nuk e përballon transferimin e Kane!

Tekniku spanjoll ka bërë të ditur që Manchester City nuk mund ta përballojë që të paguajë 180 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Tottenham, Harry Kane.

Kampionët e Premier League tashmë po kërkojnë një zëvëndësues për Sergio Agueron i cili u largua në drejtim të Barcelonës javë më parë.

Mirëpo me çmimin aktual që sulmuesi i kombëtares angleze ka, Guardiola ka bërë të ditur që skuadra e tij nuk do tentojë blerjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here