Shkëmbim spektakolar: Raspadori tek Inter, ylli zikaltër tek Sassuolo!

Giacomo Raspadori tash e një kohë është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra e Interit dhe tashmë një marrëveshje mes dy skuadrave është pranë për tu finalizuar.

La Gazzetta dello Sport raporton që një shkëmbim mes dy skuadrave italiane është duke u bërë gati, opsion ky që ka bindur edhe Sassuolon që kërkonte 20 milionë euro për Raspadorin.

Inter është e gatshme të ofrojë shërbimet e Sebastiano Espositos, i cili pëlqehet nga shumë skuadra të mëdha dhe vlerësohet si një talenti i madh i futbollit italian.

Raspadori nga ana tjetër ka muaj që po kërkohet nga Neroazzurët dhe tashmë duket se mundësia e artë për transferimin e tij ka ardhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here