Barcelona dhe Atletico Madrid në garë për Zakarian!

Denis Zakaria këtë verë pritet që të largohet nga Borussia Monchengladbach pas një sezoni fantastik.

Mesfushori zvicerian ka kaluar një periudhë shumë të mirë në Bundesliga dhe në këtë mënyrë ka ngjallur interesimin e skuadrave të mëdha europiane.

Arsenal, Liverpool dhe Chelsea janë skuadrat nga Premier League që po kërkojnë transferimin e tij.

Mirëpo tashmë konkurenca është rritur për shkak se edhe Barcelona e Atletico Madrid kanë shfaqur gjithashtu interesim për të.

24 vjeçari shquhet për aftësitë e tij të mira në mbrojtje, fakt ky që justifikon interesimin e madh që po vjen në drejtim të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here