Inter është shumë pranë finalizimit të blerjes së rradhës në këtë merkato verore.
Neroazzurët qysh prej largimit të Achraf Hakimit janë vënë në kërkim të zëvëndësuesit të tij dhe tashmë duket se e kanë gjetur emrin e ri.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë të skuadrës së Arsenal, Hector Bellerin i cili është duke bërë presion tek skuadra e Topçinjëve për të lejuar transferimin e tij në Milano.
26 vjeçari pritet që këtë sezon të huazohet nga skuadra e Simone Inzaghit dhe pastaj verën e ardhshme Inter të ketë të drejtë blerje për një shifër prej 20 milionë eurosh.