Gati shkëmbimi i verës, Luis Alberto te gjiganti italian!
Ylli i Lazios, Luis Alberto sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Olimpico gjatë kësaj vere.
Edhe pse spanjolli ka kontratë me Lacialët deri në vitin 2025, ai dëshiron sfida të reja në karrierë dhe është i gatshëm ta hedh hapin e rradhës.
Alberto nuk është shfaqur në hapsirat e klubit për të kryer testet mjekësore dhe largimi i tij është i paevitueshëm.
Calcio Mercato, raporton se Juventus dëshiron të përfitojë nga kjo situatë dhe Biankonerët kanë gati ofertën për Alberton.
Presidenti i Lazios Claudio Lotito kërkon 40-50 milionë euro për ta lënë të lirë 28-vjeçarin, ndërsa Zonja e Vjetër do tia ofrojë Lacialëve një futbollist.
Biankonerët do tia ofrojnë Lazios kartonin e Federico Bernardeschit i cili pëlqehet shumë nga Sarri dhe 30 milionë euro.
Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi, pasiqë Sarri ka dhënë dritën jeshile për këtë operacion.