Liverpool ka gati ofertën prej 40 milionë eurove për Saul

The Reds dëshirojnë yllin e Atleticos.

E përditshmja spanjolle AS, raporton se Liverpooli do ti ofrojë Atletico Madridit 40 milionë euro për kartonin e Saul Niguez.

Reds e kanë piketuar spanjollin si zëvendësuesin ideal të Wijnaldum, i cili u transferua te PSG.

Saul ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026, mirëpo dëshiron sfida të reja në karrierë dhe gjatë kësaj vere do të largohet nga Wanda Metropolitano.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here