Pep Guardiola ka biseduar personalisht me sulmuesin francez.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka biseduar personalisht me yllin e Barcelonës, Antoine Griezmann, për një transferim në Etihad, raporton FootMercato.
Barcelona është e gatshme ta shesë Griezmannin këtë verë për të balancuar buxhetin e klubit, mirëpo vetëm disa klube mund ta përballojnë pagën e francezit.
Objektivi kryesorë i Cityt për vijën e sulmit është Harry Kane, mirëpo në rast se Tottenham nuk ul kërkesat, atëherë Qytetarët do të fokusohen te transferimi i Griezmann.