Barcelona synon transferimin e Renato Sanches nga Lille, raporton Le10Sport.
Mesfushori i Lille, Renato Sanches ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve italian pas paraqitjeve mbreslënëse me Portugalinë në Europian.
Barcelona është klubi i fundit që dëshiron shërbimet e Sanches. Portugezi ka kontratë me Lille deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është 30 milionë euro.
Blaugranët janë në krizë financiare, mirëpo pritet të arkëtojnë para nga shitja e disa futbollistëve dhe me paratë e arkëtuara do të hidhen në sulm për transferimin e Sanches.