Crystal Palace ka identifikuar mesfushorin e Manchester City, Claudio Gomes si një objektiv të rëndësishëm gjatë këtij afati kalimtar veror, raporton Eurosport.
Bossi i ri i ‘Shqiponjave’, Patrick Vieira është i vendosur për të përforcuar rradhët e mesfushës teksa edhe tekniku Pep Guardiola është i gatshëm ta lërë 20 vjeçarin të largohet në formë huazimi.
Gomes u bashkua me City në 2018 nga skuadra e Paris Saint Germain dhe gjithashtu ka prezantuar Francën në U-20.