Tottenham duket se është e vendosur për të ringjallur interesimin e saj për qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, raporton Calcio Mercato.
Spurs ishin shumë të lidhur me transferimin e 26 vjeçarit verën e kaluar mirëpo një gjë e tillë nuk u arrit por këtë herë gjërat duken më ndryshe.
Fabio Paratici po kërkon transferimin e sllovakut dhe është shumë i vetëdijshëm për krizën e thellë ekonomike të Interit dhe pikërisht këtë dobësi po kërkon që ta shfrytëzojë.