30 milionë euro dhe Leaon: Milan bën transferimin e merkatos së verës!

Rosonerët kanë gati goditjen e madhe për merkaton e verës!

Milan e ka nisur merkaton furishëm duke siguruar sot shërbimet e Olivier Giroud, ndërsa Maldini dhe Massara po punojnë për goditjet e rradhës.

Rosonerët janë në kërkim të zëvendësuesit të Calhanoglut dhe disa emra janë përmendur për një transferim në San Siro.

Objektivi kryesorë i Milanit për vijën e mesfushës është Luis Alberto nga Lazio dhe Maldini është i gatshëm të bëjë çmendurinë për ta transferuar spanjollin.

Portali spanjoll Todo Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan do tia ofrojë Lazios kartonin e Rafael Leaos dhe 30 milionë euro në këmbim të Albertos.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja sipas të gjitha gjasave do të arrihet me lehtësi, pasiqë te Lazio janë në kërkim të një sulmuesi dhe Leao do të ishte përforcimi ideal.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here