Shkëlqeu në Europian: Giorgio Chiellini transferohet te…

Giorgio Chiellini largohet nga Juventusi? 

Giorgio Chiellini edhe zyrtarisht është futbollist pa skuadër pas skadimit të kontratës me Juventusin.

36-vjeçari shkëlqeu në Europian duke u shpallur kampion me Italinë, mirëpo e ardhmja e tij te Juventusi është në pikëpyetje.

Edhe pse pritej që italiani të rinovojë me Zonjën e Vjetër, mediat spanjolle raportojnë se Chiellini është joshur nga ideja për të ndryshuar skuadër.

Mediat spanjolle raportojnë se Chiellini ka marrë një ofertë nga Atletico Madrid dhe Diego Simeone e ka telefonuar personalisht italianin që t’i bashkohet atij.

Edhe pse 36-vjeç, Simeone beson se Chiellini mund të jetë një super përforcim për skuadrën e tij.

Mbetet ta shohim nëse Chiellini do të transferohet te Atletico apo do të rinovojë me Juventusin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here