Sulmuesi tashmë mund të drejtohet tek një tjetër skuadër londineze.
Arsenal po shfaqet shumë e vendosur për të firmosur me sulmuesin e Chelseas, Tammy Abraham, raporton kështu The Telegraph.
Blutë e Londrës kanë vendosur për shitjen e Abraham në mënyrë që të rrisin fondet për transferimin e mundshëm të Erling Haaland nga Borussia Dortmund.
Me Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette që kanë kaluar tashmë moshën 30 vjeçare, Topçinjtë janë në kërkim të një sulmuesi më të ri.