E bujshme: Harry Kane transferohet te gjiganti anglez

Në ndeshjen e fundit të sezonit të shkuar Harry Kane përshëndeti tifozët e Tottenhamit çka sigurisht u interpretua si shenjë e qartë e lamtumirës së tij.

Lojtari që nuk ka fituar asnjë trofe me “Spurs”-at, edhe pse ka shënuar 221 gola në 336 ndeshje, kërkon një tjetër klub në mënyrë që, më në fund, pasi individualisht është shpallur 3 herë golashënues i Premier League-s, të fitojë edhe një trofe ekipor.

Manchester City është klubi që ka shfaqur më shumë interes ose për të qenë më tw saktë është klubi që ka më tepër mundësi financiare për të paguar kartonin e 27-vjeçarit.

Përflitet se “Sky Blues” janë gati të shtojnë dhe më tepër ofertën fillestare prej 116 milionë eurosh, ofertë që është refuzuar nga Tottenhami, me klubin londinez që pretendon rreth 175 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here