Reali e nxjerr në shitje, Arsenali pranë blerjes së Odegaard

Arsenal është gati të bëjë një ofertë për sulmuesin e Real Madrid, Martin Odegaard.

Norvegjezi e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar i huazuar nga Topçinjtë dhe i ka lënë një përshtypje shumë të mirë trajnerit Mikel Arteta.

Lojtari është kthyer te Real Madrid, të cilët po përgatiten për një revolucion këtë verë me synimin për të shkurtuar shpenzimet.

Real është i gatshëm të marrë në konsideratë ofertat për 22-vjeçarin këtë verë, që është një lajm i mirë për Arsenal-in.

Sipas The Athletic, Odegaard është një lojtar që Arteta “e vlerëson shumë” dhe do të jetë gati ta marrë nëse do të krijohet mundësia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here