Tottenham është duke u bërë gati për një transferim të portierit të Atalantas, Pierluigi Gollini, raporton në Itali Sky Sport.
Skuadra angleze është në negociata me skuadrën italiane për një huazim të tij dhe pas një sezoni të ketë të drejtë blerje për kartonin e tij.
Spurs po bëhen gati për të zëvëndësuar Hugo Lloris, i cili ka vetëm edhe një vit kontrate të mbetur me londinezët.