Goditje surprizë: Van de Beek te Barcelona

Ole Gunnar Solskjaer flet për të sikur me siguri do të qëndrojë te Manchester United, por holandezit Donny van de Beek (24-vjeç) nuk i garantohet vazhdimësia në “Old Trafford”.

Gjatë sezonit që lamë pas ish-mesfushori i Ajaxit të Amsterdamit në 36 ndeshje me “Djajtë e Kuq” mundi të realizonte vetëm një gol dhe të jepte dy pasime vendimtare. Statistikat tregojnë se ai nuk është përshtatur mjaftueshëm tek United, krah emrave të mëdhenj si Pogba dhe Bruno Fernandes.

Ditët e fundit është folur për mundësinë e një shkëmbimi me mbrojtësin e Real Madridit, Varane, por Van de Beek i është ofruar më parë Barcelonës. Në “Camp Nou” po studiojnë mundësinë që të përfshihet në marrëveshje Samuel Umtiti, duke ditur faktin që “Djajtë e Kuq” por kërkojnë një qendërmbrojtës.

I formuar në Akademinë e Ajaxit, Van de Beek iu bashkua Manchester United për 40 milionë stërlina, por Barcelona nuk ka para për të shpenzuar në merkato. Zgjidhja mund të vijë me kalimin në Spanjë të holandezit në formën e huazimit.

Lëvizje që i leverdis klubit “blaugrana” në dy plane: do të hiqte qafe një qendërmbrojtës me pagë të lartë si dhe do të përforconte mesfushën menjë element cilësor dhe të perspektivës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here