Scudetto do të mbetet në San Siro: Milan siguron një tjetër goditje në vijën e sulmit

Gazzetta dello Sport, raporton se Milan ka siguruar goditjen e rradhës për vijën e sulmit.

Milan e ka nisur vrullshëm merkaton pas largimit të Donnarummas dhe Calhanoglut.

Rosonerët kanë siguruar shërbimet e Olivier Giroud dhe Ballo Toure, ndërsa janë pranë marrëveshjes për transferimin e James dhe Vlasic.

Mirëpo Maldini dhe Massara nuk ndalen me kaq. E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, raporton se Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e Kaio Jorge nga Santos.

Rosonerët kanë arritur marrëveshje personale me brazilianin dhe tani mbetet të arrihet marrëveshja me Santos.

Interesim për Santos ka shfaqur edhe Juventusi, mirëpo 19-vjeçari ka vendosur ta vazhdojë karrierën në San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here