Milan dhe Barcelona kanë gati shkëmbimin e merkatos së verës.
Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli pritet të largohet nga San Siro gjatë kësaj vere, pasiqë kontrata me Rosonerët i skadon vitin e ardhshëm.
Për Milanin kjo është mundësia e fundit që të përfitojnë nga shitja e tij para se të largohet si lojtarë i lirë, ndërsa interesim për italianin ka shfaqur Barcelona.
Katalanasit janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe e shohin 26-vjeçarin si një përforcim ideal.
Barcelona është në krizë financiare dhe nuk mund të paguaj 20 milionë euro për kartonin e italianit dhe në këmbim ia kanë ofruar Milanit njërin nga dyshja Coutinho-Pjanic.
Rosonerët janë të interesuar për transferimin e Coutinhos, mirëpo paga e tij e lartë e bënë transferimin e tij të pamundshëm dhe drejtuesit e Milanit janë të gatshëm ta pranojnë këmbimin me Pjanic.
Mesfushori boshnjak e njeh mirë futbollin italian dhe do të ishte një super përforcim për Rosonerët.