Federico Chiesa në shënjestrën e gjigantëve të Premier League.
Manchester City i është bashkuar Chelseas në garën për Federico Chiesan, raporton Calcio Mercato.
23-vjeçari shkëlqeu me Italinë në Europian dhe gjigantët anglez janë të gatshëm të bëjnë çmendurinë për të siguruar shërbimet e tij.
Chelsea ka ofruar 100 milionë euro, ndërsa te City janë të gatshëm të ofrojnë edhe më tepër.
Megjithatë Juventus nuk e ka ndërmend ta shesë Chiesan këtë verë dhe sipas të gjitha gjasave italiani do të qëndrojë në Torino.