Bombë: Correa kalon tek gjiganti i Serie A!

Sulmuesi argjentinas i Lazios, Joaquin Correa pritet që të largohet këtë verë nga Lazio.

Kjo edhe për faktin për largimin e trajnerit Simone Inzaghi në drejtim të Interit.

Është pikërisht kjo skuadra ku ai po kërkon të vazhdojë karierën prej sezonit të ardhshëm ku kërkon të ribashkohet me trajnerin e tij.

Kjo gjë i përshtatet edhe Neroazzurëve të cilët janë gjithashtu në kërkim të një emri të ri në sulm për shkak të një largimi të mundshëm të Lautaros ose Lukakut.

Lajmin për tu larguar e ka konfirmuar vetë Sarri i cili deklaroi që futbollisti ka shprehur dëshirë për të ndërruar skuadër.

Lazio për ta lënë atë të lirë po kërkon rreth 35 milionë euro shifër kjo që mund të paguhet pas kërkesës së Inzaghit për blerjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here