Ska të ndalur: Agjenti i futbollistit tashmë në Milano, Inter siguron blerjen e rradhës!

Inter është shumë pranë zyrtarizimit edhe të një transferimi tjetër.

Agjenti i futbollistit tashmë ka zbarkuar në Milano dhe po diskutohet vetëm për detajet e fundit para se gjithçka të konkretizohet me një marrëveshje.

Bëhet fjalë për Hector Bellerin i cili pritet të vijë nga skuadra e Arsenal, dëshirë kjo e shprehur hapur nga vetë futbollisti tash e sa javë.

La Gazzetta dello Sport e bëri publik këtë lajm ku deklaroi që Bellerin dhe Nandez pritet të transferohen tek Neroazzurët gjatë kësaj ose javës së ardhshme.

Inter ka një buxhet të vogël këtë verë dhe nuk mund të përballojë blerje të mëdha mirëpo Bellerin është një emër që mund të transferohet nga skuadra e Inzaghit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here