Werner po mendon largimin nga Chelsea, Blutë kanë piketuar zëvendësuesin

Timo Werner mund të largohet nga Chelsea.

Sulmuesi gjerman nuk ka shkëlqyer në Premier League, pavarësisht se Blutë kanë fituar Champions League.

Sipas 90 Min, futbollisti do të preferonte të kthehej në Bundesliga.

Ndërkohë, Chelsea nuk ka hequr dorë nga Robert Lewandowski.

Objektivi numër një për sulmin duket se është sulmuesi i fortë i Bayern Munich.

Sipas Bild, klubi londinez ka kontaktuar menaxherët e futbollistit polak për të diskutuar në lidhje me një transferim të mundshëm në merkaton e verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here