Marrëveshja është arritur: Nicolas Tagliafico transferohet te gjiganti italian

Nicolas Tagliafico pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Mbrojtësi i Ajaxit, Nicolas Tagliafico është në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve të mira në sezonet e fundit.

28-vjeçari është i gatshëm të hedh hapin e rradhës në karrierë dhe drejtuesit e Ajaxit janë të hapur për ta lënë të lirë.

Sipas portalit të njohur spanjoll për transferime, Todo Fichajes, Nicolas Tagliafico ka arritur marrëveshje personale me Interin.

Neroaxurët janë në kërkim të një përforcimi për krahun e majtë dhe Inzaghi e sheh argjentinasin si futbollisti i duhur.

Për Tagliaficon Ajaxi kërkon 20 milionë euro, mirëpo marrëveshja pritet të arrihet për 15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here