Liverpool tashmë ka vënë në plan të parë mbrojtësin e skuadrës së Cagliarit, Sebastian Walukiewicz, raporton Calcio Mercato.
The Reds po bëhen gati për një ofertë këtë verë për 21 vjeçarin i cili mund të zbarkojë në Anfield për një shifër prej 10 milionë eurosh.
Walukiewicz mund të përforcojë repartin e mbrojtjes për shkak se akoma duhet kohë që Joe Gomez dhe Virgil Van Dijk të rikthehen në formën e tyre më të mirë nga dëmtimet e rënda që kanë pësuar.